Një qytetar ka dorëzuar në Policinë e Kosovës një sasi ari të cilën e ka gjetur dy ditë më parë dhe pronari ende mbetet i paidentifikuar.
“Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe veprim të përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik.




