Rasti ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, derisa l​​​​​​ajmin për RTKlive e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Ai njoftoi se në këtë aksident është përfshirë një mjet i rëndë-kamion, i cili është rrokullisur.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti drejtuesi i kamionit ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore të cilat janë duke u marrë me rastin, kanë dalë edhe ekipi mjekësor dhe njësia e zjarrëfikësve”, ka thënë Kelani.

Ai ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar gjatë pjesëmarrjes në trafik.