Mujë Krasniqi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës, së bashku me 40 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin rënë në pritë, në Pashtrik, gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për në Kosovë.

“Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ata u përballën me trupat serbe, duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashktrikut.Lavdi jetës e veprës së Mujë Krasniqit, Beqir Gashit dhe gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, tha më këtë rast Kurti.