Në Graqanicë, më 15.12.2025 rreth orës 02:00, është arrestuar një mashkull shtetas i huaj, i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, gjithashtu shtetase e huaj.

Ndërkaq, në Drenas, më 15.12.2025, është arrestuar një mashkull kosovar, pasi dyshohet se më 26.10.2025 rreth orës 21:30, përmes telefonit kishte kanosur verbalisht viktimën femër kosovare.

Një tjetër rast është raportuar në Fushë Kosovë më 15.12.2025, ku një femër kosovare ka deklaruar se po përjetonte dhunë psikike nga i dyshuari mashkull kosovar. Edhe në këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Po ashtu, në Prishtinë, më 16.12.2025, është arrestuar një mashkull kosovar, nën dyshimin se më 11.12.2025 rreth orës 22:45, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës mashkull kosovar.