Ai ka përmendur restaurimet që aktualisht po bëhen në disa xhami nëpër Kosovë.

“Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë euro vetëm në trashëgiminë kulturore islame. Aktualisht, punimet e restaurimit po vazhdojnë në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj, për të cilën kemi ndarë 1.5 milionë euro; në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë, me investim 600 mijë euro; në Xhaminë e Çokut në Junik, 500 mijë euro; dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për restaurimin e së cilës kemi ndarë 400 mijë euro”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri në detyrë ka thënë se së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

“Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti.