Në aktivitetin e organizuar për nder të Shën Terezës, në ambientet solemne të Vatikanit jehoi lahuta shqiptare, duke sjellë para publikut europian një nga tingujt më të lashtë dhe më epikë të traditës sonë kulturore.

“Nga malësitë e Shqipërisë, në zemrën shpirtërore të botës, lahuta dëshmoi se trashëgimia jonë jeton, flet dhe bashkon”, ka shkruar Peleshi në Facebook.

Ky aktivitet u vlerësua si një promovim i rëndësishëm i identitetit kulturor shqiptar në një nga qendrat më të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të botës.

Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.