Rreth orës 11:00, Policia e Stacionit Policor në Fushë Kosovë ka pranuar informacion lidhur me një rast të dyshuar të abuzimit ndaj një të mituri.

 

Sipas dyshimeve fillestare, i mituri dyshohet se është kontaktuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa ngjarja mendohet të ketë ndodhur në territorin e Ferizajt.

Njësitë policore të specializuara për hetimin e rasteve të kësaj natyre, në bashkëpunim me institucionet relevante, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit dhe duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e viktimës, Policia ka iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Dhunimi”, ndërkohë që po punohet intensivisht në identifikimin e të dyshuarit dhe përcaktimin e vendndodhjes së tij.