Ligjërata e tij do ta ketë titullin “Letërsia në udhëkryq : (kontekstet lokale dhe narrativat globale)” dhe do të mbahet nesër (e mërkurë), me fillim nga ora 11:00, në Institutin Albanologjik.

Profesor Osman Gashi është ligjërues shumëvjeçar në Departamentin e Letërsisë të Fakulteti të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës dhe autor i shumë veprave artistike dhe studimore në fushë të letërsisë dhe krahasimit mes artit letrar shqiptar dhe atij botëror.

Osman Gashi është një nga kontribuuesit dhe njohësit më të mirë të sotëm shqiptarë të studimeve krahasimtare letrare.

Drejtues/moderues i këtij aktiviteti shkencor do të jetë dr. Gëzim Aliu, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Institutin Albanologjik, njëherësh shef i Degës së Letërsisë-IAP.