Sipas ministrit, kontrata përfshin furnizimin me sistemet HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer (MHS), si dhe automjete moderne mbështetëse. Po ashtu, në marrëveshje janë përfshirë pjesë rezervë, mirëmbajtja teknike dhe trajnimi i personelit për operim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve.Maqedonci ka theksuar se kjo blerje shënon një fazë të re të zhvillimit të ushtrisë së Kosovës, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe aftësinë për qitje në distanca të gjata.

“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe në ndërtimin e një ushtrie moderne, profesionale, të gatshme dhe të ndërveprueshme me aleatët tanë strategjikë,” ka deklaruar ministri.

Sipas tij, marrëveshja kontribuon në rritjen e sigurisë së vendit dhe në garantimin e stabilitetit afatgjatë në rajon.