Rreth 4 mijë euro është vlera e mallit që ka ndaluar Dogana e Kosovës në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Malli i konfiskuar sipas Doganës përfshinë pjesë të përdorura për automjete.
Dogana ka bërë të ditur se mallrat janë ndaluar, ndërsa ndaj palës përgjegjëse është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës.
“Me fokus mbrojtjen e tregut dhe interesit publik, Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për zbatim efektiv të ligjit dhe parandalim të shkeljeve doganore”, thuhet në njoftimin e Doganës.




