By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`
December 18, 2025
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji
December 18, 2025
Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm
Lajme

Heqja e 50% të masave të BE-së ndaj Kosovës vlerësohet si hap i rëndësishëm

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 3:53 PM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Heqja e 50 për qind të masave ndaj Kosovës, të vendosura nga Bashkimi Evropian, po shihet si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe institucioneve evropiane. Njohës të fushë së politikës në vend, po vlerësojnë se është dashur të largohen të gjitha masat dhe se drejtuesit e institucioneve  nuk duhet të përsërisin gabimet, pasi këto masa e kanë dëmtuar shumë vendin.  

 

Rikthimi i mbështetjes financiare dhe politike i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe  hapja e rrugës për avancimin e proceseve integruese të Kosovës, pritet të vijnë pas heqjes së masave nga BE. Pozitive për Kosovën, heqjen e masave po e vlerësojnë edhe njohës të politikës në vend. Artan Muhaxhiri i tha Radio Kosovës se kjo ka ardhur si rezultat i shtensionimit në veri të vendit. Ai tutje tha se liderët e vendit nuk duhet të përsëritin gabimet që kanë sjellë këto masa, dhe se heqja e tyre do të ndikojë në aspektin ekonomik.

“Masat janë një leksion për të gjithë liderët politikë në Kosovë, se si duhet të veprohet në raport me Bashkimin Evropian. Nuk mund të sillen në mënyrë të papërgjegjshme por vetëm me anë të një bashkëpunimi dhe respektim të marrëveshjeve. Ky do të jetë një infuzion shumë i madh ekonomik për vendin”, tha Artan Muhaxhiri.

Edhe, njohësi tjetër i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani, i tha Radio Kosovës së heqja e masave është tejet e rëndësishme për vendin.

“Këto masa janë vendosur për shkak të gjendjes në veri, dhe për shkak të mosfunksionimit të dialogut ashtu si duhet, marrja e masave të njëanshme nga Qeveria  e Kosovës dhe implementimi i marrëveshjeve të Brukselit në mënyrë të njëanshme pa koordinim dhe bashkëpunim me ndërkombëtarët. Heqja e masave është pozitive për Kosovën dhe se masat është dashur të largohen shumë më herët. Masat është dashur të largohen të gjitha, pasi këto janë vendosur në mënyrë të padrejtë, e jo të bëhet politike me masat e të kushtëzohet Kosova me këto masa”, tha Burjani.

BE-ja i vendosi këto masa si reagim ndaj rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të prillit 2023, të cilat u bojkotuan nga komuniteti serb. Situata u përkeqësua në fund të majit, kur kryetarët e rinj të komunave veriore u futën në objektet komunale me asistimin e Policisë së Kosovës, çka u pa nga BE-ja si veprim që kontribuoi në përshkallëzimin e tensioneve dhe rrezikimin e stabilitetit.

You Might Also Like

Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotografi`

Largohet nga jeta në menyrë të parakohshme gazetari Marin Nikolla

KQZ: 88% e fletëvotime janë dorëzuar te votuesit jashtë Kosovës

Komunat në veri tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrtare

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden: Mund të mos jem i vetmi që mund ta mposht Trumpin, por e njoh mirë atë

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Aktakuzë ndaj pesë zyrtarëve në Mamushë, dëmi mbi 120 mijë euro
Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë
Mediat greke: Mitsotakis darkë me liderët e Ballkanit dhe BE-së
Izraeli informon ShBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?