By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje
Lajme

OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 11:12 PM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur heqjen e masave ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv. Megjithatë, OEK kërkon përshpejtimin e procesit të Planit të Rritjes, pasi çdo vonesë, sipas saj, përbën humbje të madhe për Kosovën dhe për rritjen e ekonomisë së vendit.

 

Lajm të mirë e ka quajtur heqjen e masave ndaj Kosovës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, njëherësh edhe kryetar i Odave të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, ky vendim vjen në një kohë të rëndësishme, pasi Kosova është vonuar në implementimin e shumë projekteve të rëndësishme të parapara nga masat, ndërsa janë pezulluar edhe shuma të konsiderueshme të mjeteve financiare si pasojë e masave ndëshkuese.

Megjithatë, Rafuna thekson se Kosova fatkeqësisht ende ka mbetur peng i mungesës së institucioneve funksionale, sa i përket Planit të Rritjes, për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe mosratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kosova ka mbetur në pikën zero për ta bërë parafinancimin prej 63 milionë eurove. Mos të flasim këtu për të përfituar nga kësti i parë, i dytë dhe i tretë, varësisht prej dinamikës së bërë të reformave. Kërkesa jonë për të gjitha partitë politike që po marrin pjesë në zgjedhje: ju lutem që sa më shpejt të konstituoni Kuvendin, t’i ratifikoni marrëveshjet, sepse kemi mbetur shumë mbrapa kundrejt vendeve të Ballkanit”, tha ai.

Ai paralajmëron se rreziku kryesor i Planit të Rritjes, ndryshe nga planet e tjera, është se nëse Kosova nuk arrin që brenda afateve të caktuara t’i tërheqë mjetet dhe të realizojë reformat dhe progresin e kërkuar, atëherë këto mjete mund t’i merren Kosovës dhe t’u shpërndahen vendeve të tjera të rajonit.

“Shuma totale është 880 milionë euro sipas formulës së Komisionit Evropian. Mbetet kur vjen vlerësimi, që është edhe koha e qershorit si fazë më kritike, kur mund të merret vendimi që na tërhiqet një përqindje e caktuar si rezultat i mosmarrjes së veprimeve. Atëherë edhe caktohet sa mund t’i hiqet Planit të Rritjes. Kërkojmë nga partitë që ta marrin seriozisht, që të kemi institucione dhe ta votojnë, sepse përfiton vendi ynë dhe më së shumti qytetari, pasi i rritet niveli i standardit jetësor”, pohoi ai.

Ai shton se ndër qëllimet strategjike të Planit të Rritjes janë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët rajonal, mundësia e kyçjes në tregun e Bashkimit Evropian me mbi 500 milionë konsumatorë, si dhe dyfishimi i rritjes ekonomike përmes fondit prej 6 miliardë eurosh të dedikuar për gjashtë shtetet e rajonit. Ndër reformat kryesore që kërkohen nga Kosova janë reformat në administratë publike, nxitja e investimeve në sektorin privat, si dhe progresi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

You Might Also Like

Restaurohet Shtëpia historike në Prizren, Çeku: Investim në trashëgimi

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Brigitte Bardot varroset në Saint-Tropez

Bela Tarr, një nga regjisorët më të rëndësishëm ndërronr jetë

Alketa Gashi Fazliu publikon librin e ri “Klithma”

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

11 trupa të gjetur në një varkë të bllokuar në Karaibe lindore

Kosova Times Kosova Times May 28, 2025
Mot i vranët, temperatura deri në 15°C
Sylvinho: Një fitore e rëndësishme dhe e merituar
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
Të ndara në Prishtinë, partitë shqiptare bashkohen në Graçanicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?