By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama drejt Hagës për takim me Thaçin: Lutem që 2026-a të jetë fundi i teatrit absurd të drejtësisë ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama drejt Hagës për takim me Thaçin: Lutem që 2026-a të jetë fundi i teatrit absurd të drejtësisë ndërkombëtare
Lajme

Rama drejt Hagës për takim me Thaçin: Lutem që 2026-a të jetë fundi i teatrit absurd të drejtësisë ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 10:06 AM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot farsë procesin ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ndërsa uroi që ky teatër absurd të marrë fund në vitin 2026 me lirimin e tyre.

Përmes një videomesazhi ndërsa udhëton drejt Hagës, kryeministri bëri të ditur se do të takojë pas disa kohësh tanimë nga takimi i mëparshëm, Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama kujtoi se Thaçi u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie

“Atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor, janë në fakt e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë, ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli së bashku me  tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet mbahen mbyllur të izoluar”, u shpreh Rama.

Rama tha se tani pritet vendimi ndërsa ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës, parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes.

“Uroj dhe shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe i daljes nga izolimi brutal i Thaçit dhe tre bashkëluftëtarëve të tij”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha po ashtu se uron dhe shpreson se vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie demokratike.

“Të reflektojnë ndaj gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj regjimi satrap, se morëm armët për të mbrojtur lirinë, dinjitetin e tyre njerëzor, të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë të kësaj toke nën të njëjtin diell”, tha Rama.

Dhe këtë të vërtetë, sipas tij, nuk e tund dot askush.

“Le më pastaj një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare që në këtë rast ka lënë kokrrën e namit. Dua shumë të besoj se në fund e drejta do të fitojë. Këtu ka vetëm një të drejtë, është e drejta e bekuar përjetësisht në gjakun e heronjve, martirëve, me dhimbjet e patregueshme të nënave, motrave, grave, vajzave të përdhunuara dhe të sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat për vetë Europën, në zemër të Europës”, shtoi Rama.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
E diel me shi
Kurti: Bashkërisht të krijojmë një të ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë
Escobar: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes
Qindra njerëz evakuohen nga rajoni i Harkivit, pas ofensivës ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?