By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse
January 11, 2026
Numri i të vdekurve në Iran po rritet
January 11, 2026
“Putini është i shqetësuar dhe i frikësuar”: Çfarë mesazhi po dërgon me Oreshnik
January 11, 2026
Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira
January 11, 2026
Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama e quan “teatër të turpit” drejtësinë ndërkombëtare në rastin Thaçi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama e quan “teatër të turpit” drejtësinë ndërkombëtare në rastin Thaçi
Lajme

Rama e quan “teatër të turpit” drejtësinë ndërkombëtare në rastin Thaçi

Kosova Times
Last updated: 2025/12/18 at 2:03 PM
Kosova Times Published December 18, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara.

 

Pas vizitës, Rama ka reaguar publikisht duke shprehur kritika të ashpra ndaj procesit gjyqësor, të cilin e ka cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm. Ai ka deklaruar se Hashim Thaçi është larguar nga detyra e presidentit dhe është dërguar në paraburgim pa gjyq dhe pa aktakuzë të konfirmuar në momentin e arrestimit, duke e quajtur këtë një “teatër të turpit të drejtësisë ndërkombëtare”.

Rama ka theksuar se procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njollosë luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, duke shtuar se akuzat e ngritura, të cilat kanë origjinë nga raporti për trafik organesh, “nga kukullat ruse të Dumës së Putinit në Strasburg dhe e vazhduar me lloj-lloj absurditetesh e dëshmitarësh groteskë të akuzës ndërkombëtare në Hagë”.

Duke folur për takimin, kryeministri shqiptar ka thënë se Thaçin e ka gjetur në gjendje të mirë shpirtërore, të qetë dhe të vendosur, pavarësisht, sipas tij, kufizimeve të pajustifikueshme të të drejtave themelore, të cilat janë shtuar krahasuar me vizitat e mëparshme.

“E kam gjetur komandantin në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt…”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, gjatë takimit kanë biseduar për familjen, miqtë e përbashkët, Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe për libra dhe leximet që Thaçi po i ndjek gjatë qëndrimit në paraburgim, të cilin ish-presidenti i Kosovës, sipas Ramës, e quan me ironi “institut”.

Kryeministri i Shqipërisë e ka cilësuar ndalimin e gjatë të Thaçit dhe të të akuzuarve të tjerë si një padrejtësi të rëndë në zemër të Evropës demokratike, duke theksuar se kjo situatë po ndodh me mbështetjen e vendeve evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara, si dhe me fonde të taksapaguesve evropianë dhe amerikanë.

Në përfundim të reagimit të tij, Rama ka shprehur mbështetje për Republikën e Kosovës, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj që po mbahen në paraburgim prej më shumë se pesë vjetësh.

You Might Also Like

Aksi Ferizaj–Gjilan i pakalueshëm, rrugët tjera në Ferizaj të lira

Armë dhe mjete të ftohta të konfiskuara në Obiliq dhe Prizren

Dhunë fizike dhe familjare, policia raporton për disa raste

Klikoi në link mashtrues, i zbrazet llogaria bankare pesonale dhe e firmës

Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer

Kosova Times December 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Kosova Times Kosova Times December 19, 2025
LVV mban tubim në kuadër të ‘Java e Lëvizjes’
“Kërkesa e madhe” Bankat qendrore blenë më shumë ar në 55 vjet për shkak të sanksioneve anti-ruse
Konventa e Bernës pritet të shqyrtojë ndikimet në Lumin Vjosë dhe ndërtimin e aeroportit të Vlorës
De Rossi pas humbjes nga Interi: Lojtarët e mi dhanë gjithçka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?