By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Kosova në NATO, themel i sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Kosova në NATO, themel i sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës
Lajme

Haradinaj: Kosova në NATO, themel i sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/19 at 2:22 PM
Kosova Times Published December 19, 2025
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar si “lajmin më të mirë të ditës” rikonfirmimin e politikës amerikane ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, përmes Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), i cili tashmë ka hyrë në fuqi.

 

Sipas Haradinajt, ky ligj refuzon qartë çdo ide për ndarje, shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh mbi baza etnike, duke forcuar mbështetjen për integritetin territorial të shteteve të rajonit.

Ai theksoi se ligji mbështet perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar anëtarësimin në NATO si themel të sigurisë dhe zhvillimit të Kosovës si shtet dhe shoqëri.

Haradinaj nënvizoi se ligji përcakton qartë edhe politikën amerikane për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë–Serbi, me qëllim final njohjen reciproke.

Po ashtu, ai tha se përmes këtij ligji rikonfirmohet mbështetja e SHBA-së për demokracitë në Ballkanin Perëndimor, duke paralajmëruar se çdo zyrtar i lartë që vepron kundër integritetit territorial të shteteve, cenon rendin demokratik, shkel të drejtat e njeriut apo përfshihet në afera korruptive, do të përballet me sanksione.

Në fund, Haradinaj theksoi se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë jetike në të gjitha fazat për Kosovën, përfshirë synimin për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, që sipas tij përbën edhe thelbin e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai shprehu mirënjohje të përhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times December 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Porositë serioze dhe provokuese nga Aleksandër Vuçiqi për një luftë të re në Ballkan

Kosova Times Kosova Times October 4, 2024
PDK: Qëndrimi në lidhje me Planin Evropian mbetet i pandryshueshëm
Qindra viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri (Video)
Rama: Për veturën e parë, banorët e kryeqytetit të mos e paguajnë “Prishtina Parking”
Në një nga universitetet më të mëdha në rajonin e Vollgës, studentët u urdhëruan të shkruanin denoncime kundër njëri-tjetrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?