By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
Lajme

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Kosova Times
Last updated: 2025/12/19 at 2:17 PM
Kosova Times Published December 19, 2025
Share
SHARE

Në zbatim të urdhëresës së Departamentit Special të Gjykatës në Prishtinë, Policia e Kosovës, antropologë të mjekësisë ligjore dhe përfaqësues të EULEX-it kanë rifilluar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të luftës së fundit në Kosovë, në territorin e Rahovecit, pikërisht në vendin e quajtur “Përzhina.

 

Mbetjet mortore të një personi dhe disa pjesë kockore të tjera janë gjetur në rajonin e Rahovecit, e që dyshohet se janë të viktimave të luftës.

Ditor Haliti, përfaqësues i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), ka bërë të ditur se mbetjet mortore janë transferuar në IML për verifikim dhe identifikim, ndërsa ka theksuar se bazuar në të dhënat fillestare, bëhet fjalë për viktima të periudhës së luftës në komunën e Rahovecit. Ai ka sqaruar se ky lokacion ishte gërmuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës dhe ekipet e UNMIK-ut, por analizat e fundit kanë treguar se jo të gjitha mbetjet janë zhvarrosur atëherë.

Sipas Halitit, falë punës analitike të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe institucioneve vendore, është arritur në përfundimin se një numër i personave të zhdukur mund të jenë ende të varrosur në këtë zonë. “Ky numër është deri në tetë, nuk mund ta saktësojmë, mund të jetë edhe më i vogël  por maksimum mund të jetë tetë”, ka thënë ai.

Haliti ka shtuar se gjatë këtij viti, në Kosovë janë gjetur mbetjet mortore të 22 individëve, të cilat dyshohet se u përkasin viktimave të luftës.

Ndërkohë, Kushtrim Gara, përfaqësues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se bëhet fjalë për verën e vitit 1998, kur forcat serbe, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimeve, kanë groposur trupat e më shumë se 40 viktimave shqiptare në këtë zonë të Rahovecit.

Gara ka shtuar se në këtë lokacion janë zhvilluar gërmime edhe në vitet 1999, 2002 dhe 2007, por pas analizimit të dokumentacionit dhe të dhënave ekzistuese, Komisioni ka arritur në përfundimin se mbetjet mortore të 36 viktimave janë zhvarrosur, ndërsa për të paktën tetë persona dyshohet se ende ndodhen në këtë zonë.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times December 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

SPERTK kërkon nga Kuvendi i Kosovës ta kompletojë Bordin e RTK-së

Kosova Times Kosova Times August 21, 2024
Ambasada e Italisë: Masakra e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë
ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
LDK në Malishevë premton ujë të pijshëm, energji dhe investime në bujqësi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?