By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i tmerrshëm në një tunel në Austri, zjarrfikësit publikojnë fotot. Kroat i vrarë
January 15, 2026
Bloomberg: Amerika po tërhiqet nga sulmi ndaj Iranit pas premtimeve
January 15, 2026
Një burrë afgan përdhunoi një grua në Suedi, e hodhi në një pus. Atij iu dha e drejta për të “dalë në qytet”
January 15, 2026
Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit serb në Kosovë
January 15, 2026
Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Lupçi, simbol i rrënjëve dhe i transformimit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Lupçi, simbol i rrënjëve dhe i transformimit të Kosovës
Lajme

Gërvalla: Lupçi, simbol i rrënjëve dhe i transformimit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/20 at 11:20 PM
Kosova Times Published December 20, 2025
Share
SHARE

Bashkëkryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Lupçit të Poshtëm. Gjatë këtij takimi, ajo ka ndarë me të pranishmit edhe fjalë të babait të saj, duke i cilësuar ato si një vizion që sot merr kuptim të veçantë.

 

“‘Ka me u ba mirë kur bahen bashkë Gërvallajt e Dubovikut dhe të Lupçit’, nuk ishin vetëm fjalë shprese familjare në gojën e babës Jusuf, por një vizion politik i ndërtuar mbi besë, kujtesë dhe përgjegjësi kombëtare. Ato fjalë sot marrin një kuptim të veçantë, në një kohë kur historia, familja dhe politika takohen sërish në Lupç të Poshtëm”, ka shkruar Gërvalla në një postim në Facebook.

Ajo ka theksuar se vizita në Lupç nuk është asnjëherë një vizitë e zakonshme protokollare, por një rikthim simbolik në rrënjë. Sipas saj, në odat ku dikur Jusuf Gërvalla, së bashku me Zeqir Gërvallën, Idrizin, Hamdiun dhe Ruzhdiun, këndonin deri në agim dhe debatonin me pasion për Kosovën e viteve ’70 dhe ’80, sot janë ringjallur kujtime dhe një frymë që nuk është shuar kurrë.

“Ishte ajo Kosovë e mendimit politik të lirë, e rezistencës pa zhurmë, por me bindje të thellë. Gërvallajt e Lupçit na pritën vëllazërisht, jo vetëm si kushërirë, por si përfaqësuese të një vazhdimësie politike që buron nga sakrifica, idealizmi dhe përkushtimi për shtetin”, ka shtuar ajo.

Gërvalla ka përmendur gjithashtu se tregimet për rrugicat ku dikur ecte si fëmijë, dorë për dore me babanë e saj, u ndërthurën me realitetin e sotëm – një Lupç i Poshtëm me infrastrukturë të re, i shndërruar në paralagje të Prishtinës, falë investimeve publike dhe qeverisjes aktuale.

Sipas saj, ky transformim fizik i fshatit është metaforë e një ndryshimi më të gjerë shoqëror dhe politik. “Nga odat ku flitej për lirinë, tek institucionet ku sot merren vendime shtetërore, rruga është e gjatë, por lidhja nuk është këputur. Politika nuk është vetëm pushtet, por edhe kujtesë; jo vetëm program, por edhe rrëfim; jo vetëm e tashme, por edhe borxh ndaj atyre që ëndërruan Kosovën e lirë në kohë shumë më të vështira”, ka shkruar Gërvalla, subjekti politik i të cilës garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në fund, ajo ka theksuar se vizita në Lupç të Poshtëm dëshmon pse disa emra në politikën kosovare nuk janë rastësi, por vazhdimësi, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: “Gërvallët e Lupçit nuk lëshojnë pe!”.

You Might Also Like

Haradinaj: Masakra e Reçakut dëshmi e krimeve të shtetit serb në Kosovë

Gërvalla: Reçaku mbetet kujtim dhe zotim për drejtësi

“Kurrë mos harro” – OSBE përkujton masakrën e Reçakut

Prishtinë, shqiptohen 344 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Osmani: Reçaku, dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Kosova Times December 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 2 Prill 2025

Kosova Times Kosova Times April 2, 2025
VIDEO “Hit direkt”. HIMARS grisi helikopterët rusë me 720.000 fragmente
Për 24 orë janë shqiptuar 1 mijë e 300 gjoba trafiku
Kurti mirëpret shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet fuqizimi i bashkëpunimit të dyanshëm
Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale: Për kë po punon?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?