Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim elektoral në Istog, ku u mobilizuan strukturat e partisë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
“Aleanca, krah ideve të mëdha! Istogu sot na mblodhi për një takim të rëndësishëm mobilizimi të strukturave tona. Për disa orë, u ndanë ide, përvoja dhe pikëpamje që formësojnë qëllimin e përbashkët për një Kosovë më përparimtare. U fol për misionin që na bashkon, për përgjegjësinë që bartin kandidatët tanë dhe për domethënien e përfaqësimit politik në një kohë që kërkon qartësi, seriozitet dhe vizion afatgjatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka theksuar se me struktura të mobilizuara, me ide të pjekura dhe me njerëz të vendosur, Aleanca do të jetë krah Kosovës.



