Sipas Sveçlës, kjo bisedë erdhi pas informatave të pranuara nga bashkatdhetarët për vështirësitë dhe vonesat në kufij. Ai theksoi se ministri Božinović ka shprehur gatishmëri dhe angazhim që, brenda rregullave ekzistuese, të ndërmerren masa për një kalim kufitar sa më të lehtë dhe më të shpejtë për qytetarët e Kosovës.

“Me këtë rast falënderoj Ministrin Božinović për vullnetin dhe gatishmërinë, si dhe për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy ministrive tona,” ka shkruar Sveçla.

Në fund, ministri u ka uruar mërgimtarëve rrugë të mbarë dhe i ka dëshiruar mirëseardhje në atdhe.