By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vonesat në dërgimin e ftesave me postë po zvarrisin proceset gjyqësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vonesat në dërgimin e ftesave me postë po zvarrisin proceset gjyqësore
Lajme

Vonesat në dërgimin e ftesave me postë po zvarrisin proceset gjyqësore

Kosova Times
Last updated: 2025/12/20 at 11:28 PM
Kosova Times Published December 20, 2025
Share
SHARE

Dështimi i shumë seancave gjyqësore përgjatë këtij viti, ka si shkak problemin e dërgimit të ftesave me postë, që shpesh has në vështirësi, si vonesa e adresa të pasakta. Gjykata Themelore në kryeqytet, avokatët si dhe organizatat që monitorojnë punën e gjyqësorit, vlerësojnë se kjo gjendje zvarrit proceset. Për një zgjidhje të këtij problemi propozohet komunikimi elektronik si më efikas, si dhe nxitja e gjykatave drejtë një roli më proaktiv.

 

Praktika e dërgimit të ftesave me postë, për palët në procedurë, po del të jetë një nga shkaktarët e dështimit të seancave, qoftë në rastet penale apo edhe ato civile. Adresa të pasakta, vonesa në dërgesa e mospranimi i tyre në kohë dhe në procedurën e përcaktuar me ligj, shkakton dështimin tyre.

Vonesa e dërgesave të ftesave për palët në procedurë po ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e proceve gjyqësore. Në shume raste po ndikon në shtyerjen e seancave për çka edhe po zgjaten edhe afatet e gjykimeve.

Gjykata Themelore e ka konfirmuar se në vazhdimësi, e veçanërisht përgjatë këtij viti kanë evidentuar raste të konsiderueshme të vonesave nga ana e postës në dërgimin e shkresave zyrtare dhe në kthimin e fletëkthesave.

“Në lidhje me këtë çështje, administratori i Gjykatës ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Postës së Kosovës, gjatë të cilit janë paraqitur vështirësitë dhe vonesat që po shkaktohen në procesin e shpërndarjes së ftesave gjyqësore, vonesa këto që po ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin dhe performancën e punës së gjyqtarëve”, kanë thënë nga kjo gjykatë.

Kjo dukuri rezulton edhe në raportet e organizatave që monitorojnë gjyqësorin. Megjithkëtë, pa faj nuk mbeten as gjykatat.

“Gjykata duhet ta luaj rolin e vet proaktiv, ta mbroj integritetin e vet si gjykatë dhe në rastet kur has në situatë kur ftesa ka mundur të dërgohet por nuk është dërguar për arsye të njëjta, të mbajë shënim zyrtar dhe t’i paraqes këto raste pranë institucioneve përkatëse në mënyrë që gjithkush, për çdo veprim të marr pasojat e veta” , tha Flamur Kabashi nga IKD.

Procedura e komunikimit me post, krijon vështirësi edhe tek avokatët, të cilët shpesh përballen me dështim të seancave gjyqësore, qoftë për shkak të mospranimit të ftesave apo për moskonstatimin e tyre në procesverbal.

“Ka raste edhe kur pranohen ftesat por mungon dëshmia e pranimit nga ana e cilësdo palë për çka gjykata nuk ka mundësi të mbajë seancën. Kjo përveç në raste penale, edhe në raste civile dhe administrative. Konsiderojmë që do të duhej të bëhej zyrtar dhe i obligueshëm komunikimi elektronik sidomos në rastet kur palët kanë përfaqësues në procedurë”, theksoi Florim Shefqeti, avokat.

Efikasiteti më i madh në këtë çështje, nga palët shihet vendosja e një komunikimi elektronik, që do të hidhte poshtë vakumin e një sërë arsyetimeve të ndryshme.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times December 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Britania emëron Karen Pierce emisare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times February 7, 2025
Mesazhet e rrezikhme: Patriarku Porfirije, në pritje të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, u bëri thirrje besimtarëve të deklarojnë…
Punonjësit e hekurudhave protestojnë në ndërtesën e KE në Paris
Ndërmarrësja e IT-së që kaloi kufijtë e Kosovës
Turqia mund të bashkohet me furnizimin me tanke për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?