Sipas raportit, në këtë periudhë  nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 42 aksidente me të lënduar dhe 49 të tjera me dëme materiale.

Policia po ashtu ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1454 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 20 persona, prej të cilëve 6 i ka dërguar në mbajtje.