Kurti bëri të ditur se para dy vitesh, në kuadër të Policisë së Kosovës, është themeluar Drejtoria e Mbrojtjes Ajrore, e cila përfshin si komponentë kyç njësitë dron dhe antidron.

Testimi i këtyre kapaciteteve u realizua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe u bazua, sipas tij, në kapacitetet e brendshme të Policisë së Kosovës.

“Falënderoj zyrtarët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar. Mbështetja jonë për ngritjen dhe fuqizimin e këtyre pajisjeve dhe mënyrave do të jetë e vazhdueshme”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, zhvillimi i këtyre kapaciteteve paraqet një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe modernizimit të Policisë së Kosovës.