By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik
January 31, 2026
Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll
January 31, 2026
“Dhuro gjak, shpëto jetë” – Aktivitet humanitar në Kullën e Zahir Pajazitit në Orllan
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mes ujëvarash dhe shpellash
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Mes ujëvarash dhe shpellash
Turizëm

Mes ujëvarash dhe shpellash

Kosova Times
Last updated: 2025/12/21 at 2:11 PM
Kosova Times Published December 21, 2025
Share
SHARE

Në zemër të Bullgarisë Veriore shtrihet Pllaja Devetashko. Këtu sikur natyra është ngadalësuar për të treguar bukurinë e saj të ashpër – kanione dhe humnera të thella, ujëvara që zbresin shkallë-shkallë përmes shkëmbinjve gëlqerorë dhe pamje që të marrin frymën… Atraksioni më i njohur është Shpella me emrin e pllajës – Devetashka. Kjo “katedrale” mbresëlënëse nëntokësore është rreth 2 kilometra e gjatë dhe arrin lartësi deri në 60 metra. Shtatë hapje natyrore në tavan lejojnë dritën të depërtojë, duke zbuluar përmasat e kësaj bote të fshehtë, të banuar nga 15 lloje lakuriqësh nate. Afër fshatit Gorsko Sllivovo fshihet shpella Garvanica – një humnerë marramendëse 60-metërshe. Çdokush mund të zbresë në fund të saj përmes një shkalle metalike për të ndier frymën e akullt të përjetësisë. Një shkallë pothuajse pingule të çon edhe drejt shpellës Stëllbicata, e cila ka stalagmite madhështore në formë kupole dhe një liqen të vogël kalcitik.

Ujëvarat Krushunski

Jo shumë larg, të mahnit vargu i ujëvarave Krushunski me ngjyrën mbresëlënëse bruz, në të cilat uji zbret shkallë-shkallë me fuqi gjëmuese. Gjatë Mesjetës, në shkëmbinjtë mbi ujërat e rrëmbyeshëm ndodheshin qelitë e murgjve eremitë.

Por pllaja nuk është vetëm magnet për fotografë dhe udhëtarë. Ajo ruan edhe histori të gjalla – shtëpi të vjetra, të rinovuara me shije dhe respekt për traditat, të kthyer në shtëpi mikpritëse që ofrojnë ndjesinë e vendit. Në këtë zonë tashmë ka mbi 55 vende të tilla për akomodim.

Bisedojmë me Sillvija Avramovën, pronare e një shtëpie mikpritëse në fshatin Kërpaçevo:

“Blemë një shtëpi të vjetër rreth 3 vite më parë. Thjesht mbetëm të habitur nga vetë zona, nga bukuria e gurit që është kudo rreth nesh. Me të kanë ndërtuar këto mure. Gjithçka është kaq e fortë dhe e punuar mirë! Oborret janë të mëdhenj – kjo na tërhoqi të vendosemi në Kërpaçevo, siç disa e quajnë – Qendra e Universit. Na pëlqeu natyra e pastër dhe ndjesia e hapësirës. Bullgaria Veriore është pak e harruar, por pikërisht kjo i ka dhënë mundësinë jetës së kafshëve dhe natyrës të rikuperohet. Ky ambient ndikoi edhe në dizajnin tonë – donim një vend me atmosferë të veçantë, që sjell qetësi, frymëzon dhe të nxit krijimtarinë. Prandaj përdorëm materiale natyrore – dru për ngrohtësi dhe rehati, pllaka interesante për një detaj artistik dhe forma të buta, të rrumbullakosura me frymë të jugut, që bashkojnë të gjithë hapësirën.”

Shkolla e vjetër e mbyllur dhe e braktisur në qendër të fshatit Kërpaçevo sot ka marrë një jetë të dytë. Tani ajo pret turistë si një shtëpi mikpritëse me pishinë dhe restorant. Çdo klasë është kthyer në një dhomë pushimi, ndërsa vendasit shprehen me humor se: “Kush nuk ka fjetur në orët mësimore, tani është momenti ta bëjë!”

Shkolla fshatare e dikurshme është shndërruar në një shtëpi pritjeje

E çfarë të themi për një tjetër zgjidhje të pazakontë në fshat – një hambar e kashtës, e kthyer në një hotel familjar komod me çati të gjelbëruar, mbjellë me 12 lloje sukulentësh.

A keni dëgjuar për Mullirin e Vjetër të Kërpaçevos? Ndërtesa ka qenë një mulliri në fshatin fqinj Krushuna. Dy vëllezër e çmontuan gur për gur, e transportuan dhe e rindërtuan në Kërpaçevo, duke e kthyer përsëri në mulliri. Por para pak kohësh, entuziastë nga Shoqata lokale “Pllaja Devetashko” e restauruan dhe ndërtesa tashmë funksionon si një qendër kulturore dhe edukative. Më shumë hollësi na sjell Iva Taralezhkova, kryetare e shoqatës:

Mulliri i vjetër

“Si fillim, nisëm të krijojmë një projekt të guximshëm të quajtur “Akademia e Biznesit Rural”, ku zhvilluam një modul trajnimi për të ndihmuar prodhuesit dhe sipërmarrësit vendas në turizëm të përmirësojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre. Ne organizojmë punëtori të ndryshme. Kemi mbajtur workshop-e mbi qepjen tradicionale bullgare për turistë. Po ashtu, zhvillojmë ekspozita me portrete të njerëzve nga moshë të ndryshme. Brenda kuadrit tëfestivalit tone vjetor- Xhaz nen yje” ka klasa mjeshtër dhe punëtori muzikore. Akustika është e shkëlqyer, pianoja tingëllon mrekullueshëm, ndërsa atmosfera dhe energjia e këtij vendi bëjnë që njerëzit të ndihen mirë” – tha në përfundim Iva Taralezhkova.RTB

You Might Also Like

Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026

Kjo linjë ajrore do të lançojë Wi-Fi falas në të gjitha fluturimet evropiane duke filluar nga ky muaj

Seksioni më i gjatë i drejtë i hekurudhës: Pothuajse 500 kilometra pa asnjë kthesë

Si po i përgjigjet industria e mikpritjes transformimit të turizmit në Arabinë Saudite

“IA na ka bllokuar në majë të malit”: Këshilla të rrezikshme të IA-së që mund t’ju prishin udhëtimin

Kosova Times December 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti uron qytetarët për `Kurban Bajram`

Kosova Times Kosova Times June 28, 2023
Ministria ruse përgatit 300 mijë ushtarë me kontratë në regjimentet rezervë për të marrë pjesë në luftën në Ukrainë
Komandanti i KFOR-it kërkon unitet për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Pahor heq dorë nga kandidatura për emisar në dialogun Kosovë-Serbi
Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?