By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it
Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e ish-pjesëtarit të MUP-it

Kosova Times
Last updated: 2025/12/21 at 10:43 PM
Kosova Times Published December 21, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e një ish-pjesëtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i dyshuar për përfshirje në plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq.

 

Sipas raportit të Policisë, arrestimi është kryer në Leposaviq, nën dyshimet për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “rrëmbim”, që dyshohet se kanë ndodhur më 1 nëntor. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, Policia ka sekuestruar prova materiale që mund të lidhen me rastin, përfshirë armë, municion dhe pajisje elektronike.

Policia e Kosovës, gjatë bastisjes ka gjetur dhe sekuestruar nëntë telefona celularë, një laptop, disa dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë si dhe një tytë arme. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në një postim publik, Sveçla ka bërë të ditur se arrestimi është kryer në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, në kuadër të hetimeve për rrëmbimin e Milan Vukashinoviqit brenda territorit të Kosovës.

Sipas tij, ekzistojnë dyshime se V.M. ka qenë në kontakt me struktura të inteligjencës dhe ushtrisë së Serbisë, si dhe se ka pasur dijeni për aktivitete që përbëjnë rrezik serioz për sigurinë.

Autoritetet e Kosovës thonë se Vukashinoviq dyshohet se u plagos dhe më pas u rrëmbye në fshatin Jellakcë, afër Leposaviqit, përpara se të dërgohej fillimisht në spitalin e Prokuples dhe më pas në Qendrën Klinike të Nishit.

Ndërkohë, familja e Vukashinoviqit ka dorëzuar padi në Serbi ndaj personave që dyshohet se janë pjesëtarë të Ushtrisë ose Policisë së Serbisë, si dhe ndaj Millan Radoiçiqit, ish-nënkryetar i Listës Serbe. Vukashinoviq ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se ai ishte sulmuar për shkak të kundërshtimit të politikave të autoriteteve në Serbi.

Sipas Radios Evropa e Lirë, përmes mjeteve forenzike të identifikimit të fytyrës, se Milan Vukashinoviq është personi që më herët kishte folur publikisht për presionet ndaj tij në një intervistë për një televizion në Serbi. Në atë intervistë, ai kishte deklaruar se ishte ndier i kërcënuar për shkak të refuzimit për t?u larguar nga institucionet e Kosovës dhe se nuk ndihej i sigurt të udhëtonte në Serbi.

You Might Also Like

Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

Kosova Times December 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet kaçanikasi, dyshohet se i vodhi gjashtë viça

Kosova Times Kosova Times May 5, 2025
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Costa synon ndryshimin e vendimmarrjes në procesin e zgjerimit të BE-së
QKRMT mirëpret dënimin e Zhijovin Nesiq
Largohet barrikada në anën e Serbisë në Merdare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?