Dhomat e Specializuara të Kosovës, njoftojnë se pushimi dimëror në DHSK filloi të hënën, më 22 dhjetor 2025, dhe përfundon më 9 janar 2026.
“Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca gjyqësore dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, njofton Specialja.




