By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Gjendet trupi i zhdukur nga nje pab i të afërmit të Mick Jagger
February 1, 2026
Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit
February 1, 2026
Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut
Lajme

KESCO bën thirrje për kursimin e energjisë elektrike gjatë orëve të pikut

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 4:04 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KESCO) ka kërkuar bashkëpunimin e konsumatorëve për përdorim më racional të energjisë elektrike, pas njoftimeve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) se sistemi elektroenergjetik po përballet me ngarkesa të rritura.

 

Sipas KOSTT-it, ngarkesat më të mëdha në sistem regjistrohen gjatë orëve të pikut, përkatësisht nga ora 09:00 deri në 12:00, nga 16:00 deri në 20:00 dhe nga 22:00 deri në 23:00. Këto ngarkesa janë rezultat i rritjes së konsumit të energjisë, veçanërisht gjatë sezonit të ngrohjes.

KESCO thekson se bashkëpunimi i konsumatorëve është i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike, duke vënë në pah se masa të vogla individuale mund të kenë ndikim të madh në funksionimin e përgjithshëm të sistemit elektroenergjetik.

Kompania nënvizon se përdorimi më i kujdesshëm i energjisë nuk ndihmon vetëm në stabilitetin e rrjetit, por ndikon drejtpërdrejt edhe në uljen e shpenzimeve familjare, duke rezultuar në fatura më të ulëta për konsumatorët.

Në këtë kuadër, KESCO u bën thirrje qytetarëve që, sidomos gjatë orëve të pikut, të shmangin përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë, të planifikojnë punët shtëpiake jashtë këtyre orareve, të mbajnë ngrohjen në nivele të moderuara dhe të fikin pajisjet e panevojshme apo ato në gjendje gatishmërie (standby).

KESCO falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se menaxhimi i kujdesshëm i konsumit ndihmon në parandalimin e ngarkesave shtesë dhe në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji elektrike për të gjithë.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pasuritë tokësore të Ukrainës janë të rralla dhe të vështira për t’u arritur

Kosova Times Kosova Times February 26, 2025
Abdixhiku: LDK po dëgjon e po ofron masa konkrete për tejkalim të krizës
Forcat speciale të policisë ndërprenë transmetimin nga një koncert i ekipit të Navalny në Moskë
AAK në Damjan, Haradinaj: Gjakova gjithmonë zgjedh më të mirin
Policia shqiptoi për 24 orë, 2156 gjoba në trafik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?