Sipas tij, nga të shtënat me armë, është plagosur një person, i cili po trajtohet në Spitalin e Pejës. Ai tha se informacionet e para flasin se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje ai theksoi se i dyshuari është identifikuar dhe se aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, të cilat po merren me hetimin e rastit.