By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trazira të mëdha në Itali, dhjetëra oficerë policie të plagosur, Giorgia Meloni në gjendje shoku
February 1, 2026
Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje
February 1, 2026
Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre
February 1, 2026
Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet
February 1, 2026
Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së
Lajme

Supremja shfuqizon dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së

Kosova Times
Last updated: 2025/12/22 at 9:20 PM
Kosova Times Published December 22, 2025
Share
SHARE

Gjykata Supreme, ka shfuqizuar dispozita të Statutit dhe të Rregullores së UP-së për shkak të shkeljes së parimit të barazisë dhe meritokracisë.

 

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka aprovuar si të bazuar padinë e B.P., nga P., e paraqitur kundër të paditurit: Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit të Universitetit të Prishtinës (UP). Është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr.2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin Prishtinë”, njofton Supremja.

Gjykata Supreme pas shqyrtimit të nenit 153 paragraf 3 dhe 4 të Statutit të Universitetit të Prishtinës dhe nenit 7 paragraf 6 të Rregullores nr. 2/254, për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin e Prishtinës, ka konstatuar se dispozitat e sipërcituara janë të paligjshme.

Gjykata vlerëson se këto dispozita vendosin ndalesa absolute dhe automatike për angazhimin e kandidatëve që kanë familjarë të punësuar ose të angazhuar në njësinë akademike përkatëse, pa një vlerësim dhe identifikim konkret të konfliktit të interesit. Kjo qasje shkel parimet e barazisë, meritokracisë, dhe ndalimin e diskriminimit të garantuara me Kushtetutë.

Duke pasur parasysh se Ligji Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë dhe Ligji Nr. 06/L -011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, parashikojnë mekanizma proporcionale dhe të rastit për shmangien e konfliktit të interesit, masat e parashikuara me Statut dhe Rregullore janë jo proporcionale, jo të nevojshme dhe cenojnë të drejtat e individëve për të konkurruar dhe për të ushtruar funksione akademike. Në këtë mënyrë, Gjykata arrin në përfundimin se neni 153 paragraf 3 dhe 4 i Statutit të UP-së dhe neni 7 paragraf 6 i Rregullores nr. 2/254 duhet të shfuqizohen.

Gjykata vlerëson se dispozitat e kontestuara tejkalojnë qëllimin legjitim të parandalimit të konfliktit të interesit dhe nepotizmit, duke vendosur ndalesa të përgjithshme dhe absolute, pa marrë parasysh rrethanat konkrete të rastit.

Gjithashtu, Gjykata vlerëson se këto dispozita bien ndesh me parimin mundësive të barabarta për të gjithë individët për të konkurruar për pozita akademike, si dhe me parimet e meritokracisë dhe transparencës në procesin e angazhimit, të garantuara me nenin 7 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik dhe me nenin 2 të Ligjit Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë. Përjashtimi i automatizuar i kandidatëve për shkak të lidhjeve familjare krijon një diskriminim të drejtpërdrejtë, duke cenuar të drejtën e individit për të ushtruar funksione akademike në mënyrë të barabartë dhe sipas meritës.

“Gjykata thekson se nepotizmi dhe konflikti i interesit nuk janë nocione identike, dhe se ekzistenca e një lidhjeje familjare, në vetvete, nuk përbën automatikisht nepotizëm. Nepotizmi presupozon favorizim të padrejtë në procesin vendimmarrës, ndërsa në rastin konkret, dispozitat e kontestuara parandalojnë në mënyrë paraprake dhe absolute edhe situata në të cilat nuk ekziston asnjë ndikim real apo i mundshëm në procesin e vlerësimit”, thuhet në komunikatëne  Supremes.

You Might Also Like

Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

Dy vajza të zhdukura në Novobërdë, raportohen nga babai i tyre

Gjendet i vdekur një burrë në Gërdoc të Podujevës, policia nis hetimet

Vrasje në tentativë në Prishtinë, përfshirë edhe goditje me veturë

I burgosuri i dënuar për dhunim, i jep fund jetës

Kosova Times December 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

Kosova Times Kosova Times June 6, 2025
Osmani: Qëndrojmë me Ukrainën, e dimë sa i lartë është çmimi i lirisë
Dy fuqi bërthamore aziatike në prag të luftës. Gjithçka nisi me një masakër turistësh
Tentoi të korruptonte një polic kufitar me 5 euro, arrestohet një 28-vjeçar nga Kosova
KRM “Pastrimi” e quan të jashtëligjshëm veprimin e Komunës së Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?