Një mashkull kosovar është arrestuar më 22 dhjetor 2025, nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar dhe rrëmbim.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar një veturë, katër telefona mobil, tre tableta, dy USB, dy letërnjoftime, një pasaportë dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.
Hetimet lidhur me rastin, i cili dyshohet se ka ndodhur në Prishtinë gjatë periudhës 24–25 janar 2021, janë duke vazhduar nga organet kompetente.




