By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 24 dhjetor 2025
December 24, 2025
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
December 23, 2025
SHBA-të u refuzojnë vizat pesë evropianëve, përfshirë ish-komisionerin e BE-së Breton.
December 23, 2025
Aeroplani u rrëzua në Turqi. Kreu i ushtrisë libiane u vra
December 23, 2025
Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO
Lajme

Haradinaj: Me mua kryeministër Kosova shpejt anëtarësohet në NATO

Kosova Times
Last updated: 2025/12/23 at 10:53 PM
Kosova Times Published December 23, 2025
Share
SHARE

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka premtuar se me të në krye të qeverisë, Kosova shumë shpejt do të anëtarësohet në NATO.

 

Ai në intervistën e tij në Radio Televizionin e Kosovës, përmendi Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të nënshkruar ditë më parë nga presidenti amerikan, Donald Trump, pjesë e së cilit është edhe Kosova, duke thënë se disa prej neneve të përfshira aty, i kishte kërkuar ai përmes shkresave që kishte dërguar këtë fillimvit në Uashington.

“Disa nene që janë aty realisht i kam kërkuar në fillim të këtij viti  me shkresa edhe pse ka pasur skeptik e dilema. Përfshirja e Kosovës në këtë ligj, në nene, dhe ideja e anëtarësimit dhe mundësia e anëtarësimit të Kosovës në NATO ekziston edhe skeptikët duhet ta heqin këtë, mirëpo çështja mbetet tek aftësia jonë, zotësia jonë për t’u anëtarësuar, që nëse jemi më të zotët e shkurtojmë kohën dhe i shkurtojmë pasojat. Unë besoj që këtë temë e kryejmë, e kryejmë në kohë. Nëse bëhem kryetar i qeverisë iu premtoj qytetarëve të vendit që më shpejt se sa pritet dhe më sigurt, më dobishëm dhe me efekte më të mira, anëtarësohemi në NATO”, tha ai.

Në këtë intervistë në RTK, Haradinaj tha se në dokumentin që ka dërguar në Uashington, një prej kaptinave kryesore është moskthimi në idetë e vjetra të ndërrimit të territoreve apo kufijve.

“Pra një prej kërkesave direkte është e shkruar, ai dokument ekziston, është i dorëzuar zyrtarisht atje. E kam pasur shumë me rëndësi ta sqaroj herët para se të fillonte kjo administratë, se sa me rrezik është një ide e tillë, sepse do të krijojë pastaj precedent të luftërave, dhe ne do të duhet me luftë për të mbrojtur kufirin. Është një rezultat i punës të gjithëve që janë angazhuar që të mos vihet deri këtu”, tha ai.

Sipas Haradinajt, suksesi i anëtarësimit në NATO, nënkupton në të njëjtën kohë edhe mbyllje e dialogut me Serbinë me njohje reciproke. “Dhe mbyllje e çdo mundësie të rrezikimit të Kosovës qoftë në territor, sovranitet, qoftë në rend kushtetues, apo çfarëdo kërcënime terroriste, e të tjera”, tha ai.

Kreu i AAK-së tha se çështjet e sigurisë nuk duhet të bëhen ndaras nga aleatët e, sipas tij, kur është siguria në pyetje duhet të bëhet kujdes, të merret vlerësimi përpara. Ai tha se arti i ecjes përpara nuk duhet të jetë në interes ditor.

“Ne i kemi mirëpritur veprimet e institucioneve tona të rendit e ligjit në veri, por na ka shqetësuar pse duhet të arrihet në situatën ku ne ndëshkohemi. Kjo ndërprerja e dialogut, nuk besoj se është për shkak që ne zbatojmë rend e ligj në veri, por ndoshta të  marrëdhënieve jo kredibile në proces. Është dashur të bëhet kujdes në proces, sepse në kufi ushtarët amerikan na ruajnë. Për 400 kilometra kufi me Serbinë garancën e jep Amerika”, tha ai.

 

Haradinaj: Nëse unë jam mandatari, nuk e përjashtoj Vetëvendosjen nga Qeveria

Lideri i AAK-së në intervistën e tij në RTK, u pyet edhe për bllokadën politike që e çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

“Kurti si mandatar nuk arriti t’i merrte votat, as mandatari i dytë. Nëse nuk i merr votat lësho rrugën ose dil në opozitë. Shpresa ime është te ndryshimi. Mund t’i ndihmosh Kosovës edhe nga opozita”, tha ai.

Tha se synimi i tij është një ‘Qeveri Haradinaj’. “Nuk e përjashtoj në këtë qeveri Haradinaj edhe Vetëvendosjen, janë të mirëseardhur, me të vërtetë nëse jam mandatar për të krijuar qeverinë nuk e përjashtoj  askënd të partive shqiptare, mirëpo unë besoj që Kosova ka nevojë për ndryshim”, tha ai.

I pyetur se çka ndodhë nëse përsëritet i njëjti rezultat, Haradinaj u shfaq optimist se Kosova pas 28 dhjetorit do t’i krijojë institucionet. “Besoj në një qeveri të opozitës”, tha ai.

 

Haradinaj në RTK shpalosë programin dhe vizionin e partisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka shpalosur programin e vizionin e partisë që drejton për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, si i ftuari i radhës në kuadër të intervistave me liderët e partive politike që po zhvillohen në Radio Televizionin e Kosovës.

“Në këtë fushatë nuk po vazhdoj më opozitarin, nuk po iu marrë kohën njerëzve për t’i shpjeguar gjendjen, rreziqet, sfidat vështirësitë, sepse atë detyrë e kam kryer për rreth 5 vjet. Tani është koha që t’i tregojmë qytetarëve si mund të prodhojmë energjinë në Kosovë, me çmim të Kosovës, jo me çmim të tregtarëve. Si mund të zbritet çmimi i energjisë në Kosovë, të vihet në kontrolle kjo gjendje, të kthehemi ne në fuqi energjetike, jo në një treg që është i varur nga tregtarët e me çmime të pamëshirshme”, tha ai.

Lideri i AAK-së, ka folur gjatë kësaj interviste edhe për rritjen e pagave që tha se kanë paraparë dinamikë të rritjes që arrin në dyfishim, rritje pensionesh e të shtesave për fëmijë.

Foli për rolin e diasporës në këto zgjedhje, derisa shprehu bindjen se AAK-ja do të dalë më mirë me votat e tyre. Ai pati një thirrje për të gjithë.

“I bëj thirrje të gjithëve që vijnë të rrinë të dielën në Kosovë, ta ndihmojnë Kosovën me votë. Vota e tyre do ta ndihmojë vendin të shkojë përpara”, tha Haradinaj gjatë intervistës në RTK.

Kreu i AAK-së, shprehu bindjen se në të ardhmen është e mundur të ndodhë që diaspora të ketë përfaqësim direkt në Kuvend, porse tha se duhet dakordim i përgjithshëm politik meqë kërkohen ndryshime kushtetuese.

You Might Also Like

Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë

Kurti në Gjakovë, premton investime dhe politika anti-korrupsion

Komunat veriore jashtë AKK-së, Krasniqi: Vendim i kundërligjshëm

Abdixhiku premton projekte për Trepçën dhe qytetarët e Mitrovicës

LDK vazhdon fushatën në Vushtrri, Abdixhiku premton investime kapitale

Kosova Times December 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Opinion

Marrëdhëniet e vështira të Albin Kurtit me ShBA

Kosova Times Kosova Times February 22, 2023
Analisti rus për NIS: Mesazhi i Vuçiçit po interpretohet si një ultimatum ndaj Moskës
Policia në Shtetet e Bashkuara rrahu për vdekje Tire Nichols (Video)
Bashkëshortja e Ardian Nikulajt zbulon detaje tronditëse: Si u përfshinë në vrasjen e burrit tim britanikët e maskuar si turistë
Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?