By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komunat veriore jashtë AKK-së, Krasniqi: Vendim i kundërligjshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komunat veriore jashtë AKK-së, Krasniqi: Vendim i kundërligjshëm
Lajme

Komunat veriore jashtë AKK-së, Krasniqi: Vendim i kundërligjshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/12/23 at 10:50 PM
Kosova Times Published December 23, 2025
Share
SHARE

Pas rikthimit të Listës Serbe në pushtetin lokal në katër komunat e veriut të Kosovës, të banuara kryesisht nga pakica serbe, kanë filluar t’i zhbëjnë vendimet që janë marrë gjatë mandateve të kryetarëve shqiptarë. Ditë më parë Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin-Potoku  anë marrë vendim që të tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, gjë që kundërshtohet nga kuvendarët komunalë shqiptarë.

 

Ministri në detyrë i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënvizuar se ky vendim i koordinuar i katër komunave veriore, është i kundërligjshëm, ndërkohë që përtej aspektit procedural, Lista Serbe po dëshmon synimin për të nxitur ndasi dhe tensione ndërmjet bashkësive.

Katër komunat veriore të vendit, të udhëhequra nga Lista Serbe, ditë më parë kanë hedhur në votim idenë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Për vendimet e marra në sinkron, nga udhëheqësit e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin-Potokut, ministria e Pushtetit Lokal, nënvizon se janë të jashtëligjshme.

Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i MAPL-së thotë se vendimet e marra mbi pikat e propozuara në këtë mënyrë konsiderohen të kundërligjshme dhe vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e tyre. ”Përtej aspektit procedural, Lista Serbe po dëshmon synimin për të nxitur ndasi dhe tensione ndërmjet komuniteteve”, shtonë ai.

Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, nënvizon Krasniqi, parasheh që vetëm asamblistët mund të kërkojnë shtimin e pikave në rendin e ditës dhe vetëm për çështje urgjente, ndërsa kjo e drejtë nuk i takon kryetarit të komunës. E asamblistët shqiptarë të kuvendit komunal të Mitrovicës së Veriut e kanë kundërshtuar këtë vendim duke nënvizuar se si komunë e kanë vendin në kuadër të asociacionit të Komunave të Kosovës.

“Në seancën e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, kryetari i komunës ka parashtruar një kërkesë për daljen e komunës sonë nga AKK gjë që ka bërë shkelje të ligjit dhe të çdo rregulloreje të kuvendit komunal. Këto kërkesa ju drejtohen kuvendarëve, duhet të bëhen me shkrim, të ketë arsyetimin mbi të dhe të na dërgohen shumë më herët. Me këtë rast është shkel kushtetuta e Republikës së Kosovës, është shkelur ligji për vetëqeverisje lokale dhe gjithashtu rregullorja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut”, thotë Aida Doli, asambleiste e VV-së.

Sipas saj ky vendim do të kthehet në pikën zero.

“Sa i përket vendimit, ky është vetëm një vendim do të thotë nuk është ende në fuqi. Çdo vendim që merret në Kuvendin Komunal shkon në interpretim në ministri dhe roli jonë por edhe roli i tyre është thjeshtë që mund ta marrin një vendim, por ai vendim do të shkon në interpretim në instance tjera”, thotë Emir Azemi, asambleist i PDK-së.

Ndërkohë, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka nënvizuar se nuk do ta shqyrtojë këtë vendim në kuvendin e saj të ardhshëm, duke vënë në pah se tani procesi do të administrohet nga Ministria e Pushtetit Lokal. Katër komunat me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë në periudhën midis majit të 2023-s dhe tetor të 2025-s, ndërsa anëtarësimi i tyre në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë gjatë kësaj periudhe kohore.

Autoritetet qendrore paralajmërojnë se respektimi i procedurave ligjore është kusht për funksionimin demokratik të pushtetit lokal, ndërsa çështja pritet të trajtohet nga institucionet gjegjëse.

You Might Also Like

“Burgun e ruante, kontrabandën e sillte – SHKK pezullon zyrtarin

Veliu: LDK nuk është pronë personale

Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim

MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`

Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave

Kosova Times December 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Muslimanët në mbarë botën presin nesër Kurban Bajramin ose Haxhin

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Franca emëron të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor
Bisedohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe EFTA-s
Shiste bluza me mbishkrime nacionaliste, arrestohet i dyshuari
Izraeli e la Putinin pa raketa balistike iraniane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?