Në komunën e Suharekës sot fushatën zgjedhore e vazhdoi edhe Nisma Socialdemokrate . Në këtë komunë kryetari i saj, njëherësh kandidat për kryeministër, Fatmir Limaj, të pranishmëve u tha se, vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë të I kthehet normalitetit e bashkimit. Ai deklaroi se kanë përzgjedhur në listën e tyre njerëzit që mund të qajnë rrethimin e krijuar kohët e fundit.
Kryetari i NISMA Social Demokrate Fatmir Limaj, në vazhdën e fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ka mbajtur tubim elektoral me mbështetës të subjektit politik nga Suhareka.
Të pranishmëve Limaj u tha se, vendi ynë më shumë se kurrë ka nevojë t’i kthehet normalitetit e bashkimit.
Limaj më tej shtoi se Kosova ka nevojë për bashkimin e krahut patriotik, për t’ia kthyer dinamikën.
Ai deklaroi se kanë përzgjedhur në listën e tyre njerëzit që mund të qajnë rrethimin e krijuar kohët e fundit.
Limaj ftoj çdo bashkëluftëtar e atdhetarë që të votojnë numrin 122 dhe të bëjnë ndryshimin.
Në fund Limaj deklaroi se Qeverisja në Kosovë do të mund të ndryshojë vetëm nëse Suharekasit dhe jo vetëm ata ia besojnë votën këtij subjekti politik, më 28 dhjetor.




