Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 34 aksidente me të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2311 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 32 persona, prej të cilëve 24 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.