Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se edhe sivjet fëmijët dhe pensionistët do të përfitojnë shtesën e fundvitit në shumën prej 100 eurosh.
Kurti ka shkruar në Facebook se pagesa do të bëhet më 29 dhjetor, për t’u siguruar përpara natës së Vitit të Ri.
Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga mosvotimi i buxhetit nga opozita, qeveria ka bërë të mundur realizimin e kësaj mbështetjeje.




