Përmes një video-mesazhi, zëdhënësi , Baki Kelani ka treguar se Policia ka përgatitur planet të cilat tha se parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore.

“Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët. Andaj, të festojmë  dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente”, tha Kelani në video-mesazhin e tij për festat e fundvitit.