Prishtina gjatë vitit 2025 ka qenë regjioni më i prekur nga zjarret. Numri i vatrave të zjarrit në kryeqytet ka qenë 3 mijë e 699. Këto shifra janë bërë të ditura ë konferencën e fundvitit të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, ku u fol për arritjet e sfidat për vitin që po lëmë pas.
“Prishtina është regjioni më i prekur nga zjarret , numri i përgjithshëm i zjarreve ka qenë 3, 669 zjarre, e dyta Mitrovica me 2, 034 zjarre, Gjilani 1 mijë e 629 zjarre, Ferizaj 1 mijë e 299, Gjakova me 1, 059 , Prizreni me 984 dhe Peja me 792 zjarre. Nëse e krahasojmë vitin 2024 me vitin 2025 e kemi një rritje të numrit të intervenimeve”, tha Genc Metaj, drejtor ekzekutiv i kësaj agjencie.
Ai ka treguar se Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka vazhduar edhe me inspektimet e rregullta, të jashtëzakonshme dhe verifikuese. “Ku kemi pasur gjithsej 127 inspektime kryesisht në objekte dhe biznese ku ka frekuentim të lartë të njerëzve. 45 inspektime të rregullta, 44 inspektime verifikuese dhe 38 inspektime të jashtëzakonshme”, tregoi Metaj.
Vuri në pah rritjen e bashkëpunimit me nivelin lokal, që tha se për herë të parë janë dizajnuar mostrat e unifikuara për vlerësimin e rrezikut dhe hartimin e planit të reagimit emergjent.
Si sukses në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ai veçoi finalizimin e procesit të vlerësimit të sistemit të mbrojtjes civile nga Komisioni Evropian .
Metaj tha se gjatë vitit 2025 zjarrfikësit janë pajisur me uniforma për mbrojtje nga zjarri e me aparate për frymëmarrje, derisa tha se është bërë blerja e uniformave të punës për të gjithë zjarrfikësit e furnizimi me automjeteve operative.
Metaj tutje në këtë konferencë fundviti tregoi se janë rekrutuar 56 zjarrfikës, e shtoi se për herë të parë janë organizuar kontrollet mjekësore për zjarrfikësit në gjithë vendin.
Foli edhe për trajnimet ku si sukses renditi trajnimin e 450 pjesëmarrësve, derisa tregoi edhe për hapjen e Qendrës së Trajnimeve për Kërkim Shpëtim në Zubin Potok, ku tha se janë realizuar 25 trajtime dhe janë trajnuar 272 pjesëtarë në kërkim shpëtim.
Ndër planet për vitin 2026, drejtoi i Agjencisë për Menaxhim Emergjent tha se është një ushtrim i madh fushor përmes së cilit do të testohen kapacitetet reaguese së bashku me të gjitha institucionet e sigurisë.




