By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mus çokollate dhe orizi: Një mrekulli e ëmbël e bërë vetëm me dy përbërës
January 18, 2026
Kjo sallatë është perfekte për drekë, mund të mbahet në frigorifer për disa ditë
January 18, 2026
BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë
January 18, 2026
Sot mot i vranët me intervale me diell
January 18, 2026
Në Londër, dikush ka mbajtur më shumë se 10 milionë paund në xhep për dy muaj pa e kuptuar
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkatdhetarët votuan në ambasada për zgjedhjet e parakohshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bashkatdhetarët votuan në ambasada për zgjedhjet e parakohshme
Lajme

Bashkatdhetarët votuan në ambasada për zgjedhjet e parakohshme

Kosova Times
Last updated: 2025/12/27 at 9:40 PM
Kosova Times Published December 27, 2025
Share
SHARE

Nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale, në përfaqësitë e ndryshme diplomatike mërgimtarët tanë kanë votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për procesin e votimit në 40 vendvotime, që u përkasin 16 ambasadave dhe 13 konsullatave të Kosovës në 18 shtete, nuk janë raportuar parregullsi. Nga gjithsej 19 mijë e 187 shtetas të Kosovës të regjistruar, deri pak pas mesditës rreth 40 për qind nga ta kanë votuar.

Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është zhvilluar sot në përfaqësitë diplomatike të vendit në botë.

Nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale, votimi është mbajtur në 29 përfaqësi diplomatike, të shpërndara në 18 shtete të ndryshme, me gjithsej 40 vendvotime.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përgjatë konferencave të ditës, ka raportuar se për të votuar në përfaqësi diplomatike janë regjistruar gjithsej 19.187 votues, nga gjithsej mbi dy milionë qytetarët me të drejtë vote në këto zgjedhje.

Valmir Elezi tha në një konferencë për media se deri në orën 13:00 kanë votuar rreth shtatë mijë persona, apo 36.89 për qind e atyre që janë regjistruar. Gjithsej numri i diasporës që është regjistruar për të votuar në këto zgjedhje, përfshirë edhe votimin me postë është pak mbi 77 mijë.

Autoritetet zgjedhore nënvizojnë se nuk janë evidentuar parregullsi përgjatë procesit të votimit.

Ndërkohë, ritheksohet se askush që është regjistruar për të votuar nga diaspora nuk do të mund të votojë fizikisht në Kosovë nesër, kur hapen kutitë e votimit në vend, pasi emrat e tyre janë tërhequr nga listat votuese në vend.

Sipas kohës lokale në Kosovë, në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në Gjermani, Zvicër, Francë, Belgjikë, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, Danimarkë, Itali, Kroaci, Holandë, Republikën Çeke dhe Hungari.

Ndërkohë, në orën 20:00 votimi do të përfundojë në Ambasadën e Kosovës në Londër, e  në orën 1 pas mesnatës, gjithnjë sipas kohës lokale në vendin tonë, procesi i votimit do të përfundojë në 4 përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

You Might Also Like

Sot mot i vranët me intervale me diell

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, me vranësira në zonat veriore dhe lindore

Kurti: Skënderbeu, figurë përbashkuese për të gjithë shqiptarët

Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë

Jusuf Gërvalla përmes kujtimeve të Flora Brovinës dhe Shyqri Galicës

Kosova Times December 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mexhiti shpall fitoren në Çair: Fitoi një klasë e re politike

Kosova Times Kosova Times October 19, 2025
Vuçiq shpall fitore në zgjedhje
Muaji nëntor të shpallet muaji i Përpjekjes për Shqipëri Etnike
Burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën
Shpërthim në derën e jashtme të një dyqani rrobash në Tiranë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?