By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India propozon lidhjen e monedhave dixhitale të BRICS për pagesa më të shpejta
January 19, 2026
Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë
January 19, 2026
Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB
January 19, 2026
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë
January 19, 2026
Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave
Lajme

Fati i të zhdukurve, Serbia vazhdon të refuzojë hapjen e arkivave

Kosova Times
Last updated: 2025/12/27 at 9:50 PM
Kosova Times Published December 27, 2025
Share
SHARE

Po përmbyllet edhe ky vit pa u zbardhur fati i personave të zhdukur gjatë luftës së fundit. Përgjatë vitit 2025, në Kosovë janë përmbyllur gërmimet në 32 lokacione ku dyshohej për persona të zhdukur. Nga këto, në 16 lokacione janë gjetur mbetje mortore, në 15 raste nuk është gjetur asgjë, ndërsa në një rast është vlerësuar se lokacioni nuk ka qenë me interes. Këto të dhëna i ka prezantuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë raportit vjetor të punës.

Harta e Kosovës, që pasqyron krimet e kryera nga Serbia si dhe lokacionet ku janë zhvilluar gërmimet, u prezantua nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Megjithatë, refuzimi i Serbisë për ofrimin e informatave dhe hapjen e arkivave për varrezat masive vazhdon të mbetet pengesa kryesore. Serbia, pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, vazhdon të fshehë të dhënat.

“Kjo është një tentativë për t’iu shmangur përgjegjësisë dhe ne nuk do të pajtohemi me këtë. Do të vazhdojmë presionin që Serbia të hapë arkivat e klasifikuara, të cilat besojmë se përmbajnë të dhëna për fatin e 1.571 personave që ende figurojnë të zhdukur”, theksoi Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Gërmimet në Kozhle të Serbisë janë ndërprerë disa herë nga pala serbe, me arsyetimin e mungesës së kapaciteteve teknike, ndërsa nuk është lejuar as ndihma nga Kosova.

Ndërkohë, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar njoftoi se është pranuar një sasi e madhe materiali nga ish-Tribunali i Hagës për krime lufte. Ai tha se rikthimi në lokacionet ku më herët kanë kryer gërmime ekipet gjermane mjeko-ligjore, UNMIK-u dhe EULEX-i, është bërë pas analizave të detajuara të raporteve që tregojnë se në këto zona mund të ketë ende mbetje mortore.

“Në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, janë pranuar rreth 150 gigabajt materiale nga ish-Tribunali Penal për ish-Jugosllavinë. Në shumicën e lokacioneve, përfshirë Rahovecin, Hajvalinë dhe zona të tjera ku jemi rikthyer këtë vit, gërmimet janë rezultat i analizave paraprake dhe shqyrtimit të hollësishëm të të gjitha informatave”, theksoi Gara.

Ndërkaq, Instituti i Mjekësisë Ligjore ua ka dorëzuar familjeve mbetjet mortore të 27 personave.

“Gjatë këtij viti janë dorëzuar mbetjet mortore të 27 individëve, prej të cilëve 16 kanë qenë në listën e personave të zhdukur. Po ashtu, kemi dërguar 68 mostra kockore për analiza të ADN-së në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, ndërsa kemi pranuar 63 rezultate të ADN-së, prej të cilave 53 janë rezultate identifikuese dhe 10 krahasimore. Nga këto 53 rezultate, 10 janë nga lista e personave të zhdukur”, theksoi Ditor Haliti nga IML.

Komisioni Qeveritar ka bërë të ditur se gërmimet në kërkim të personave të pagjetur do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm në lokacionet e caktuara.

You Might Also Like

Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë

Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB

Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”

Kosova sërish pjesë e `Swiss Bau 2026‘, përfaqësohet nga 27 kompani

Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Kosova Times December 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti i ngrohtë në fillim të javës, reshje shiu nga e enjtja

Kosova Times Kosova Times September 8, 2025
Qëllohet në helikopterin e Kombeve të Bashkuara, ka të vdekur dhe të plagosur!
Kurti: Nuk mund të kemi Republikë të përparuar e me mirëqenie pa qenë të tilla edhe komunat e shtetit tonë
Një oficer policie në Australi vrau një grua 95-vjeçare me një elektoshok
Vdekja e dy të moshuarve në Gjirokastër, vijojnë hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?