By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India propozon lidhjen e monedhave dixhitale të BRICS për pagesa më të shpejta
January 19, 2026
Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë
January 19, 2026
Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB
January 19, 2026
MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë
January 19, 2026
Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LVV përmbyllë fushatën, Kurti premton nga 1 miliard për ushtri e prodhim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LVV përmbyllë fushatën, Kurti premton nga 1 miliard për ushtri e prodhim
Lajme

LVV përmbyllë fushatën, Kurti premton nga 1 miliard për ushtri e prodhim

Kosova Times
Last updated: 2025/12/27 at 9:38 PM
Kosova Times Published December 27, 2025
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në Prishtinë. Nga kryeqyteti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati për kryeministër Albin Kurti tha se me qeverisjen e tyre territorit ia shtuan integritetin, institucioneve ua kthyen besimin, shtetit ia shtuan sovranitetin.

 

Ai tha se nga 1 janari paga minimale do të bëhet 425 euro e nga 1 korriku 500 euro e që tha se gratë kudo që do të punësohen në sektorin privat do ta marrin pagën minimale për 6 muaj, njëtë sikurse tha se do ta marrin edhe nënat lehona, 6 muaj nga 500 euro.

Premtoi dyfishim të shtesave për fëmijë, ndërsa tha se do t’i  ndajnë 1 miliard euro për prodhimtarinë. Sipas tij, shteti do të jetë garanci, hipotekë për investimet të cilat do t’i bëjnë qytetarët e Republikës.

Ai tha se 1 miliard euro do të jenë edhe për ushtrinë. “E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, e çizmeve në tokë, por gjithashtu i kemi shtuar edhe sytë në qiell. Kemi 3 lloj dronësh e droni i katërt do të jetë Made in Kosova, prodhuar në vendin tonë. Ata para nesh i shitnin fabrikat për skrap e me ne do të kemi edhe fabrikë të municionit për ushtrinë tonë”, deklaroi Kurti.

Kandidati i LVV-së për kryeministër tha se me të në krye të qeverisë, asnjë vit nuk do të ngelet më pak se 1 miliard për investime kapitale.

Kurti premtoi rritje të buxhetit për barna esenciale, kontroll të plotë shëndetësor për të gjithë qytetarët. Ndërkohë tha se mandati i ardhshëm do të jetë mandat i energjisë. “Do ta modernizojmë Termocentralin Kosova B e do ta rehabilitojmë Termocentralin Kosova A”, derisa premtoi edhe investime në Trepçë.

Kreu i Vetëvendosjes tha se do të krijohet Prokuroria e re Speciale kundër krimit të organizuar e korrupsionit.

“Ne fatkeqësisht drejtësinë nuk e kemi të drejtë, drejtësinë edhe më tutje e kemi si të shtrembër e duhet ta drejtojmë. Andaj në mandatin e ardhshëm do t’i kemi jo vetëm katër vjet të hekurudhave, por edhe të drejtimit të drejtësisë. Jovetëm lokomotivën dhe vagonët t’i vendosim në binarë, por edhe drejtësinë ta vendosim në binarë. Për lokomotivat e kemi hekurudhën, për drejtësinë e kemi vetingun, Prokurorinë e re Speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme”, deklaroi Kurti në mbyllje të fushatës.

Ai u bëri thirrje të gjithëve të dalin nesër për ta ushtruar të drejtën e tyre të votës.

 

You Might Also Like

Kurti: Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet në Spanjë

Aksion policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare në MPB

Në shtigjet e lirisë: Mbahet ecja tradicionale e “Flakës së Janarit”

Kosova sërish pjesë e `Swiss Bau 2026‘, përfaqësohet nga 27 kompani

Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës

Kosova Times December 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi e njofton Sorensenin se Serbia bllokon mjetet e Kosovës për Luginë

Kosova Times Kosova Times November 13, 2025
“Nuk paragjykojmë sanksionet”: DASH për njoftimet e fundit të Vuçiqit për NIS
Ky vit pritet të shënojë rekord të rendimenteve të grurit
Jeta në burgun polar rus “Polar Owl” – zona më veriore për të burgosurit e përjetshëm
Amerikanët po evakuojnë stafin nga ambasada në Bagdad: A po përgatitet Izraeli të sulmojë Iranin?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?