By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Situata në Kiev është dramatike. Zelenski hyri në një konflikt të hapur me Klitschkon
January 19, 2026
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendosen në Ferizaj
January 19, 2026
Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat është 425 euro
January 19, 2026
KQZ vendos për rinumërim të plotë, komisionerët e Prizrenit pa mandat
January 19, 2026
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj demokracisë
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit
Lajme

Në 16 lokacione u gjetën mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë vitit

Kosova Times
Last updated: 2025/12/27 at 4:25 PM
Kosova Times Published December 27, 2025
Share
SHARE

Gjatë vitit 2025, në Kosovë janë kryer gërmime në 32 lokacione ku dyshohej për persona të zhdukur gjatë luftës. Në 16 prej tyre janë gjetur mbetje mortore, në 15 lokacione nuk është gjetur asgjë, ndërsa një lokacion është vlerësuar se nuk ka qenë i interesit, ka njoftuar Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur gjatë prezantimit të raportit vjetor të punës.

 

Sipas komisionit, sfida kryesore për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur vazhdon të mbetet mosbashkëpunimi i Serbisë, veçanërisht refuzimi për të ofruar informacione kredibile dhe për të hapur arkivat që lidhen me varrezat masive.

Kryetari i Komisionit, Andin Hoti, ka deklaruar se pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, Serbia ka tërhequr dakordimin për zbatimin e tyre dhe ka refuzuar pjesëmarrjen në tri takime të thirrura nga Bashkimi Evropian gjatë këtij viti.

Ai theksoi se Serbia po kërkon ndryshimin e termave të referencës për t’iu shmangur përgjegjësisë, duke kundërshtuar raportimin e mospunës tek shtetet anëtare të BE-së. “Ne nuk do të pajtohemi me këtë dhe do të vazhdojmë presionin që Serbia të hapë arkivat e klasifikuara, të cilat besojmë se përmbajnë të dhëna për 1.571 persona që ende figurojnë të zhdukur”, tha Hoti.

Sfidë e veçantë mbetet edhe lokacioni Kozhle në Serbi, ku gërmimet janë lejuar me vonesa dhe janë ndërprerë disa herë nga autoritetet serbe. Sipas Hotit, dyshohet për një varrezë masive, por mbi të ndodhet një deponi mbeturinash mbi 15 metra, çka e ka pamundësuar vazhdimin e punimeve. Gërmimet në këtë lokacion janë ndërprerë përfundimisht për këtë vit, pa ndonjë datë të caktuar për rifillim.

You Might Also Like

Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendosen në Ferizaj

Ministria e Financave: Paga minimale në sektorin privat është 425 euro

KQZ vendos për rinumërim të plotë, komisionerët e Prizrenit pa mandat

Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj demokracisë

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

Kosova Times December 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Refuzohen si të pabazuara kërkesat e të dënuarve në rastin `Thesari`

Kosova Times Kosova Times January 11, 2024
FP:Politika e Uashingtonit e bute ndaj Beogradit
Rusët sulmuan Kievin mbrëmë. Ndërtesat po digjeshin, kishte të vdekur dhe të plagosur
Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak
Një shpërthim ka ndodhur në Makhachkala, duke vrarë më shumë se 10 persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?