Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, kur i dyshuari, gjatë dorëzimit të dokumenteve për kontroll në kabinë, kishte futur një kartëmonedhë prej 500 lekësh, me qëllim të ndikimit në kryerjen e detyrës zyrtare.

I dyshuari është arrestuar nga njësitet policore dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Dhënie ryshfeti”.