“Për ne si Aleancë është konfirmuar rezultati prej 8%, që është rreth 9 mandate. Këtë ua konfirmojmë me siguri nga informatat që kemi…Si i tillë ky rezultat na bën krenar, ju e dini se kemi qenë në një situatë jo të lehtë, jemi ballafaquar me partinë në shtet që 5 vjet, përkundër krejt zhvillimeve, po vërtetohet edhe një herë që bllokada një vjeçare e Kurtit  nuk e jep rezultatin e pritur prej tij”, tha ai.

Sipas tij, AAK është e gatshme për partneritet me dy partitë që ishin në opozitë. “Tani duhet të presim një marrëveshje mes LDK-së e PDK-së, për shkak se e dimë që bllokada është shkaktuar qe një vit nga Kurti dhe VV, por po ashtu s’kemi parë gatishmëri nga këto dy parti për marrëveshje. Aleanca nuk ka qit dhe nuk do të qet kushte për opozitën. Është momenti të reflektojmë, mos ta vonojmë vendin dhe nga ne të dy partitë e kanë një partner dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për t’i dhënë vendit shumicën”, deklaroi Haradinaj.

“Sipas meje, LDK, PDK, AAK mund ta formojnë qeverinë nëse ka vullnet politik”, tha ai për fund.