By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Reçel gështenje me vanilje dhe rum
January 19, 2026
Mish viçi në një salcë perfekte
January 19, 2026
Hilton del jashte kornizave të hoteleve – Apartment Collection po ndryshon rregullat e akomodimit global nga viti 2026
January 19, 2026
Serbia përfiton nga sanksionet ndaj naftës, ndërsa rusët kërkojnë të shesin aksionet e rafinerisë
January 19, 2026
SHBA-të përgatitin ‘Opsionin e Porto Rikos’ dhe Qiranë Shekullore për Grenlandën
January 19, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lista Serbe voton në grup, politologët shprehin shqetësime për zgjedhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lista Serbe voton në grup, politologët shprehin shqetësime për zgjedhjet
Lajme

Lista Serbe voton në grup, politologët shprehin shqetësime për zgjedhjet

Kosova Times
Last updated: 2025/12/28 at 9:52 AM
Kosova Times Published December 28, 2025
Share
SHARE

Në zgjedhjet e sotme, Lista Serbe raportohet se ka votuar në grup, një praktikë që kishte ndodhur edhe gjatë zgjedhjeve lokale më 12 tetor dhe që konsiderohet e jashtëligjshme. Kreu i partisë, Zlatan Elek, ka bërë thirrje për një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, ndërsa ekspertët dhe politologët shprehin shqetësime për mundësinë që kjo të ndikojë në votën e lirë të qytetarëve serbë të Kosovës.

 

Lista Serbe edhe në këto zgjedhje, si në ato lokale, ka votuar në grup. Kreu i kësaj partie, Zlatan Elek, ka thënë se pret që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike. Ai ka bërë apel te qytetarët serbë të Kosovës që të dalin sa më shumë në numër për të votuar.

“Sot është një ditë e lumtur, ditë pune dhe zgjedhje. Siç po e shihni, një numër i madh qytetarësh ka ardhur në vendvotime. Pres që këto zgjedhje të jenë të qeta dhe demokratike. Apeloj te qytetarët tanë që në numër sa më të madh të dalin e të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të zgjedhur ata që do t’i përfaqësojnë nesër, përkatësisht përfaqësuesit e tyre të drejtë,” ka thënë ai.

Politologu Dorajet Imeri në RTK tha se kjo është e kundërligjshme dhe, sipas tij, institucionet duhet të ndërmarrin çdo masë.

“Nuk është për t’i penguar atyre të drejtën e votës, por për t’u siguruar që të kenë një votë të lirë e demokratike,” tha ai.

Sipas tij, Lista Serbe i mban nën trysni serbët e Kosovës, duke pamundësuar votën demokratike.

“Kjo është një e keqe e madhe, por nuk mund të përfundojë nëse nuk ka dakordësi të madhe institucionale. Një herë e përgjithmonë duhet të jepen, përveç ndëshkimeve, edhe mësime që nuk guxon të ndodhë e njëjta. Në të kundërtën, do të duhej të përsëritej mbajtja e zgjedhjeve,” tha ai.

Imeri ka treguar se një ditë më parë kishte parë shumë vetura me targa serbe, që sipas tij kanë ardhur enkas për procesin zgjedhor.

“Për shkak të kolonave dje, ndoqa një rrugë alternative dhe më ra të kaloj në disa fshatra me shumicë serbe. Pashë një numër të madh makinash me regjistrim të Serbisë, që kanë ardhur enkas për të votuar. Uroj të mos jenë dikush tjetër që nuk është vetëm udhëtar, dikush që mund të ushtrojë trysni tek votuesit serb dhe të përcaktojë rezultatin. Jam i bindur që kjo ka ndodhur, sidomos në javën e fundit. Kjo që po përmendi është një alarm që institucionet e rendit dhe të sigurisë të reagojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në kohë reale. Nuk mundet një subjekt politik i dirigjuar nga një vend tjetër të përcaktojë rezultatin zgjedhor,” tha ai.

Edhe më 12 tetor, në zgjedhjet lokale, Lista Serbe pati votuar në grup, gjë që ishte konsideruar e jashtëligjshme.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët dhe rënie e temperaturave

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës

Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë

Abdixhiku kërkon rinumërim dhe drejtësi për votat e manipuluara

Kosova Times December 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

“Lidhja e Prizrenit” dhe “Teuta” kampion të sezonit të parë të edicionit të III të ligës së përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kosova Times Kosova Times December 11, 2022
Haradinaj: Dardania e Pejës na dha dritën e gjelbër drejt fitores
Kurti takon Cramon, falënderon për liberalizimin e vizave
Haradinaj bashkë me Begajn nderojnë të rënët për liri në Gllogjan
KRU “Prishtina” prezanton projektin e ujësjellësit në Bardh të Vogël
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?