Moti do të jetë kryesisht i kthjellët në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore të lindjes parashikohen vranësira të pakta dhe kalimtare.

Në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes, pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë përkohësisht në shikueshmëri.

Era do të fryjë nga drejtimi verilindor–veriperëndimor me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina herë pas here mund të arrijë deri në 18 m/s. Në det parashikohet valëzim i moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë./atsh