Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 21 aksidente me të lënduar dhe 57 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 794 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 9 persona, prej të cilëve 5 i ka dërguar në mbajtje dhe tre  në vuajtje të dënimit.