Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.
Sipas njoftimit, seanca ka të bëjë me propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00.



