Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, parti serbe në Kosovë, ka thënë të hënën se me 4.600 votat e fituara në zgjedhjet e së dielës, e ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për katër vjetët e ardhshme.
“Këtë besim e përjetojmë si një nder të madh, por edhe si një detyrim që të jemi edhe më të fortë, edhe më të pranishëm dhe edhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve”, tha kjo parti në një njoftim në Facebook një ditë pas ditës së zgjedhjeve.
“Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë bashkëqytetarët tanë që i besuan partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” dhe që ishin me ne në këtë moment të rëndësishëm. Mbështetja juaj është forca që na obligon të vazhdojmë këmbëngulësisht luftën për lirinë, drejtësinë dhe mbijetesën e popullit tonë. Falë këtij besimi, të shprehur përmes 4.600 votave të fituara, partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” është sërish një parti parlamentare, çka përbën një konfirmim të fuqishëm se zëri i popullit nuk mund të heshtet. Ju treguat se besoni në politikën e përgjegjësisë, dinjitetit dhe qëndrueshmërisë, dhe për këtë ju falënderoj sinqerisht. Vazhdojmë përpara, së bashku me ju, të vendosur për të mbrojtur zërin tuaj, tani dhe përmes institucioneve, dhe për ta shndërruar atë në rezultate konkrete. Këtë besim e shohim si një nder të madh, por edhe si një detyrim për të qenë edhe më të fortë, më të pranishëm dhe edhe më të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve. Faleminderit që qëndruat me ne”, thuhet në njoftim.
Ndryshe kjo parti ka marrë 4,759 Vota.




