“Së bashku me ministrin Xhelal Sveçla dhe Erden Atiq, vizituam këtë objekt kujtese për të parë nga afër punimet. Ky muze do ta ruajë gjendjen dhe gjurmët e krimit për të shërbyer si vend kujtese, reflektimi dhe ndërgjegjësimi për brezat që vijnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Çeku ka thënë se kujtesa e këtyre krimeve është përgjegjësi e përbashkët dhe thirrje për drejtësinë e munguar.

Në këtë shtëpi janë vrarë dhe torturuar 23 qytetarë të kësaj lagjeje.