By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale
Lajme

IKD publikon raportin mbi ekzaminimin e telefonave në procedurë penale

Kosova Times
Last updated: 2025/12/30 at 11:13 AM
Kosova Times Published December 30, 2025
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin me titull “Ekzaminimi i telefonave në procedurë penale”, i cili analizon bazën ligjore dhe kushtetuese në Republikën e Kosovës, si dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), lidhur me sekuestrimin dhe ekzaminimin e pajisjeve telefonike në procedurat penale.

 

Raporti i përgjigjet debatit publik dhe profesional të hapur së fundmi mbi çështjen nëse për ekzaminimin e të dhënave në telefonat e sekuestruar kërkohet vendim i posaçëm gjyqësor apo nëse mjafton autorizimi i Prokurorit të Shtetit, pas sekuestrimit të ligjshëm të pajisjes me vendim të gjykatës.

Në analizën e tij, IKD shqyrton në mënyrë të detajuar dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), duke vënë theks të veçantë në dallimin ndërmjet përgjimit si masë e veçantë hetimore dhe ekzaminimit të provave të nxjerra nga pajisjet e sekuestruara. Po ashtu, raporti analizon përputhshmërinë e këtyre dispozitave me nenin 36 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me jurisprudencën relevante të GjEDNj-së.

Sipas gjetjeve kryesore të raportit, KPPRK-ja përcakton se kompetenca për autorizimin e ekzaminimit të pajisjeve telefonike të sekuestruara i takon ekskluzivisht Prokurorit të Shtetit, ndërsa gjykata ka kompetencë vetëm për sekuestrimin e pajisjeve, pasi për ekzaminimin e tyre nuk ekziston bazë ligjore për nxjerrjen e një vendimi gjyqësor.

IKD thekson se të dhënat e nxjerra nga pajisjet telefonike të sekuestruara ligjërisht nuk përbëjnë “përgjime”, pasi përgjimi lidhet me mbikëqyrjen e komunikimeve në kohë reale dhe rregullohet si masë e veçantë hetimore që kërkon çdoherë vendim gjyqësor. Në të kundërtën, ekzaminimi i provave të sekuestruara rregullohet nga dispozita të tjera ligjore dhe nga standarde të ndryshme kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Në raport paralajmërohet se ndryshimi i praktikës gjyqësore mbi bazën e të njëjtit ligj mund të krijojë pasoja serioze, duke rrezikuar dështimin e rasteve penale ku provat kyçe janë siguruar përmes ekzaminimit të pajisjeve digjitale dhe duke krijuar pasiguri juridike për ndjekjen penale në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

IKD vlerëson se në rast të dilemave për kushtetutshmërinë e dispozitave të KPPRK-së, gjykatat duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe jo të shmangin zbatimin e ligjit përmes interpretimeve të drejtpërdrejta kushtetuese.

Raporti përfundon me rekomandime për gjyqësorin, duke kërkuar zbatim konsekuent të ligjit, dallim të qartë ndërmjet përgjimeve dhe ekzaminimit të provave digjitale, si dhe interpretim të dispozitave ligjore në përputhje me Kushtetutën dhe jurisprudencën e GjEDNj-së.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Kosova Times December 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Studimi i OKB-së: 83% e të anketuarve janë të njëanshëm ndaj grave

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
Tahiri: Qeveria Kurti po krijojnë skandale në të gjitha sferat
Guvernatori Ismaili ka takuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh-it
West Ham interesohet për N`Golo Kante
NATO-ja do ta ftojë Ukrainën “kur të plotësohen kushtet”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?