By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”
January 22, 2026
Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit
January 22, 2026
Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë
January 22, 2026
Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën
January 22, 2026
Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimit të Kosovës
Lajme

Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/12/31 at 12:00 AM
Kosova Times Published December 30, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Veteranëve të gjithë luftëtarëve të lirisë, atyre që me armë në duar dhe me guxim në shpirt, vullnetin për çlirimin e Kosovës e jetësuan në realitet historik. Ai përmes një shkrimi në ‘Facebook”, tha se vepra e lufta e veteranëve është historia e çlirimit të Kosovës

 

“Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, zuri vend në ditën e parafundit të vitit kalendarik, sepse në një ditë si kjo, më 30 dhjetor 1991, forcat policore serbe e kryen aksionin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Kishin kaluar vetëm tre javë prej kur Adem Jashari dhe gjysma e grupit të dytë të vullnetarëve që ishin stërvitur në Shqipëri, ishin kthyer nëpër shtëpitë e tyre. Të dekonspiruar ndërkohë, policia shkoi ta arrestonte komandantin e togut të dytë të atij grupi vullnetarësh, Adem Jasharin, atë kohë 36 vjeçar”, shkroi ai.

Duke përmendur se policia nuk e kishte parashikuar që do të haste në rezistencë të armatosur nga tre bijtë e Shaban Jasharit, Rifati, Hamza dhe Ademi, të cilëve iu bashkuan në luftime kushërinjë e bashkëfshatarë, si dhe miq, shokë e luftëtarë të tjerë të organizuar bashkë me ta.

“Gjatë ditës së hënë të 30 dhjetorit 1991, Prekazi u shndërrua në arenë të përballjeve të shumëfishta dhe presioneve mes policisë serbe dhe mbi 200 personave nga Prekazi e fshatrat përreth që u mobilizuan ta ndihmonin familjen Jashari. Dy persona u plagosën, 14 familje u bastisën, 50 persona u ndaluan gjithë ditën kurse 27 prej tyre u arrestuan, mes të cilëve edhe Shaban Jashari. Rifati, Hamza dhe Ademi arritën të dilnin nga rrethimi policor, duke e nxjerrë jashtë tij edhe projektin e kahmotshëm kombëtar për çlirimin e Kosovës. Shpirti lëvizës i familjes Jashari, baci Rifat, arriti të kthehej në Gjermani, kurse Hamza dhe Ademi kaluan në ilegalitet duke jetuar mes aksionesh e organizimesh luftarake gjatë gjashtë viteve të ardhshme. Familja Jashari do të vihej sërish para një sprove të këtillë mëngjesin e 22 janarit 1998, kur u sulmua sërish nga policia serbe dhe kur rezistoi sërish me luftë të armatosur. Kjo ngjau vetëm gjashtë javë para aktit final të 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur pas një rezistence të paepur bashkë me dhjetëra të tjerë, Ademi dhe Hamza ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Veteranët e luftës çlirimtare, janë shokët bashkudhëtarë dhe luftëtarët dëshmitarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

“Ju lumtë pushka luftëtarë, ju zgjatë jeta veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Me veprën dhe luftën tuaj, ju e keni bërë historinë e çlirimit të Kosovës, rrugë kjo në të cilën udhëtojnë të gjithë ata që angazhohen për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe faktorizimin e kombit tonë”, tha Kurti.

You Might Also Like

Shqipëria miraton procedurën e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”

Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmbyllet programi pesëvjeçar për ruajtjen e pyjeve në Kosovë

Rama: Bashkëpunimi me Francën, partneritet i rëndësishëm për Kosovën

Gucati: Ish-udhëheqësit e UÇK-së do të dalin të pafajshëm

Kosova Times December 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times April 3, 2024
“Si mbjell, edhe korr”: Kështu mendojnë në Serbi lidhur me paralajmërimin e konfiskimit te vilës se Radoiçiqit
Haxhiu e Zogaj diskutojnë për të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian
Mbrëmë është hedhur edhe një shok bombë në Zveçan
Chollet: Politika amerikane bazohet për një Evropë të lirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?